Vota e diasporës, nisen zarfet e para drejt vendeve ku janë regjistruar emigrantët

15 Prill 2025 | 16:16

Zarfet e para për votuesit e Diasporës kanë nisur të dërgohen. Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri mesditën e kësaj të marte 63,786 janë dërguar, me shtete si Italia, Greqia dhe Gjermania që sërish kanë numrin më të lartë të destinacioneve ku janë nisur zarfet.

Pas dërgimit në vendin ku janë regjistruar emigrantët nis edhe procesi tjetër ai i dorëzimit të fletëve të votimit në dorën e çdo votuesi të regjistruar në platformë.

Në këtë pikë, vlen të rikujtojmë tre mënyrat e vetme për të votuar: Votohet duke zgjedhur një parti dhe njërin nga kandidatët e asaj partie; votohet vetëm duke zgjedhur një parti ose koalicion të preferuar dhe votohet vetëm duke zgjedhur një kandidat në listat e hapura.

Çdo mënyrë tjetër votimi, p.sh një parti x dhe kandidatin x të një partie tjetër do e bënte fletën e votimit të pavlefshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026