LIVE| Bota nderon Papa Fraçeskun, mbahet ceremonia mortore në Vatikan
Ka nisur në orën 10:00 ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili do të varroset Baziliken Santa Maria Maggiore. Procesioni i kardinalëve në Bazilikën e Shën Pjetrit shënoi fillimin e ceremonisë mortore.
Arkivoli i kreut të Kishës Katolike u mbajt mbi supe nga sediarët, duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit. Sheshi shpërtheu në duartrokitje. Mbi arkivolin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur.
10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota janë të pranishë në ceremoni.
Në këtë ceremoni historike morën pjesë 160 delegacione zyrtare nga e gjithë bota.
Delegacioni nga vendlindja e Papës, Argjentina, udhëhiqet nga Presidenti i Republikës, Javier Milei, ndërsa delegacioni italian përfaqësohej nga Presidenti Sergio Mattarella, vajza e tij Laura Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni.
Shqipëria përfaqësohet nga Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Sipas protokollit të renditjes së vendeve, të vendosur në parvisin e Bazilikës së Vatikanit, personalitetet u renditën në bazë të alfabetit francez, gjuha zyrtare e diplomacisë ndërkombëtare.
Në mesin e liderëve të pranishëm ishin gjithashtu, presidenti amerikan Donald trump, i shoqëruar nga bashkëshortja, Presidenti i Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier bashkë me Kancelarin Olaf Scholz; Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva; Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me bashkëshorten Brigitte; Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, bashkë me Kryeministrin Viktor Orban; si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me bashkëshorten Olena.
Bashkimi Europian përfaqësohej nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara përfaqësohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, ndërsa Kina ishte e përfaqësuar nga nënpresidenti Chen Chin-Jen.
Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 50 mijë vetash.Vlerësohet se rreth 100 mijë persona të tjerë ndodhen tashmë përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid