Tentohet për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e shtatë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton KosovaPress.
Vazhdimi i seancës nga ora 10:00 është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari në vazhdimin e gjashtë të seancës për formimin e përbërjes së re të legjislativit.
Në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, më 25 prill, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit. Kjo ishte hera e katërt që partia e Albin Kurtit dështoi të merrte 61 votat e nevojshme për të parin e legjislativit.
LVV ka theksuar se bllokimi i Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur afatet ligjore që përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi. Pikërisht, ky 30 ditësh është sot më 27 prill, pasi më 27 mars KQZ bëri certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës