Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

27 Prill 2025 | 12:22

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai e cilësoi qëndrimin e shqiptarëve më 11 maj shpëtimtar dhe vendimtar për të ardhmen e kombit.

“Të dashur miq, qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shndërruan shkollat miq, si dikur zyrat e kooperativës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur.

Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës.

A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026