Kontrata 6 mln dollarëshe e lobimit të PD në SHBA, SPAK nis verifikimet
Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Stategy.
Hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit te kontratës në media. Sipas burimeve për Euronews Albania rasti do të hetohet nga një prej prokurorëve të caktuar në Tiranë sa i takon krimeve zgjedhore, megjithëse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një vepër të tille penale.
Hetimi synon të provoje burimin e parave, mënyrën e pagesës dhe nëse janë zbatuar dispozitat ligjore nga funksionarët e PD.
Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë Continental Strategy.
Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollar, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Si garant i pagesës së kësaj shume ka dalë shqiptaro-amerikani Nuredin Seci.
Kompanina Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo, kjo kompani ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Ëiles dhe Senatorin Marco Rubio.
Në kontratë thuhet se kompania Continental Strategy bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.
Në një reagim për mediat të shpërndarë nga Partia Demokratike theksohet se shuma e dakorduar për t’u paguar 6 milionë dollar do bëhet nga një fondacion i krijuar nga shqiptarë të Amerikës me emrin “Make Albania Great Again”.
Në harkun e 3 muajve të fundit, kjo është kontrata e dytë që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të presidentit të SHBA, Donald Trump. Më herët PR-i për fushatën e 11 majit i është besuar kompanisë se Chris Lacivita njëri prej dy strategëve të Presidentit të SHBA në fushatën e zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme