La Greqinë për Vithkuqin, i riu ngre fermën blegtorale pas viteve në emigrim

28 Prill 2025 | 17:05

Në kohën kur shumica e të rinjve po largohen në emigrim, ka edhe nga ata që po rikthehen në atdhe. Një ndër ta është Fotaq Lena, i cili pasi punoi për vite më radhë në Greqi, është rikthyer në vendlindje në fshatin Vithkuq të Korçës. Ai ka ndërtuar një ndër fermat më të mëdha blegtorale në këtë fshat. Lena tregon se përse e mori këtë vendim.

“Kur e dëgjon këtë fjalë, dikujt mund t’i duket absurde të lësh emigrimin për vendin tënd por është e vërtetë. Duhet të provosh e sakrifikosh për vendin tënd. Çështja është se është çështje pasioni, duhet ta kesh në vegjëli. Në qoftë se e ke pasur traditë, kjo të ngjall brenda vetes pasionin. Në Greqi kemi provuar gjithë zanatet. Ne kemi rreth 200 krerë në verë, dele të mëdha, aktualisht mbarështojmë mish e qumësht”, thotë ai.

Me gjithë investimin e bërë, i riu tregon edhe vështirësitë në këtë sipërmarrje.

“Nuk është se jam penduar por po shoh gjërat pak ndryshe, po shoh punët që bëjnë të tjerët e punën time. Nuk kam bërë shumë gjëra këtyre viteve, në qoftë se do bëja punë me të kualifikuar do isha më mirë. Duhet të ndjekim seminare për tu konsultuar me specialistë, veterinere, si funksionon blegtoria, të kesh një paketë në profesion. Duhet të shihet problemi i subvencioneve, është punë sezonale, vetëm 5 muajt e beharit dhe punoj gjithë vitin. Kosto kalon 60% të vlerës”, shprehet i riu.

Fermeri i ri ka edhe një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë nëpër botë.

“Në qoftë se janë mirë aty ku janë, nuk u bej thirrje të vijnë. Nëse rrinë veç për qira e për të mbijetuar, të kthehen në Vithkuq dhe aty ku jetojnë”, apelon ai.

Ajo që ndikoi në vendimin e Fotaqit, ishte pasioni dhe vullneti për punën, si një shembull për shumë të rinj që guri rëndë peshon në vendin e vet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026