Qendër ditore për pensionistët, ndërtohet nga emigranti Nesim Pere në Pogradec

8 Shtator 2024 | 15:41

Nesim Pere është një pogradecar i cili jeton prej vitesh në Itali. Këtë vit teksa është kthyer për pushimet e verës ai u angazhua që të ndërtonte një qendër ditore për pensionistët e lagjes së tij.

Nesimi e ka ndërtuar të gjithë këtë qendër me shpenzimet e tij ndërsa thotë se ajo nuk do të shërbejë vetëm për verën por edhe për dimrin.

Pensionistët e lagjes “Kala” të cilët deri pak kohë më parë qëndronin ku të mundnin ose duhet të dilnin në qendër të qytetit për të luajtur domino apo kaluar kohë, shprehen mirënjohës për gjestin e Nesimit.

Duket se kjo nuk është bamirësia e parë që familja e Nesim Peres realizon, pasi më herët ai ka dhuruar një ambulancë për spitalin dhe një tjetër do ta dhurojë këto ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026