Ancelotti arrin akord me Brazilin, në verë largohet nga Madridi

29 Prill 2025 | 11:05

Nuk ka më dilema, rrugëtimi i Carlo Ancelottit në Madrid ka marrë fund dhe italiani do të largohet në verë. Jo vetëm kaq, por ai ka arritur akordin paraprak me kombëtaren e Brazilit, për ta udhëhequr atë drejt Kupës së Botës. Mediat atje kanë konfirmuar se italiani dhe stafi i tij kanë rënë dakord për t’u bërë pjesë e Selesao, ndërsa kjo gjë do të ndodhë menjëherë në verë, ku Ancelotti do të largohet nga Los Blancos dhe nuk do t’i drejtëojë në Botërorin e Klubeve.

Federata braziliane nuk ka bërë asnjë reagim, por thuhet se akordi është arritur, dhe mbetet çështje kohe konfirmimi i Ancelottit si trajner i 5 herë kampionëve të botës, të cilët kërkojnë sërish lavdinë.

Tratativat mes trajnerit dhe drejtuesve të federatës atje kanë vijuar për më tepër se 2 vjet, e duket se ky është momenti i duhur për të hedhur hapin final. Nuk bëhen të ditura detajet e kontratës si kohëzgjatja apo paga, por kjo pak rëndësi ka, pasi tifozët janë entuziazmuar nga ky lajm. Ancelotti shihet si profili i duhur për të drejtuar samban, me një eksperiencë të gjatë në trajnim, por dhe trofe të fituar, ndërsa ka drejtuar ekipe si Real Madrid, Bayern, Milan, Chelsea, Juventus apo PSG.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026