Energjia e vjedhur nga abonentët: Faturohen 111 mln lekë, shumica në Shkodër e Kukës

29 Prill 2025 | 16:35

111 milionë lekë është vlera e faturuar për energjinë e vjedhur nga 507 abonentë gjatë vitit 2024. Faturimet e lëshuara nga OSHEE, përfshijnë dëme të shkaktuara nga ndërhyrjet e paligjshme në matësit e energjisë elektrike, lidhje të paautorizuara në rrjet ose manipulime në pajisjet matëse.

Numri më i lartë i atyre që kanë vjedhur energji elektrike është regjistruar në rajonin e Shkodrës, me 143 konsumatorë. Më pas vjen Kukësi, me 86 faturime dhe Burreli me 64. Ndërkohë, numri më i ulët është shënuar në Berat dhe Korçë me respektivisht 9 faturime gjithsej.

Në raport me vitin paraardhës, dëmi është më i ulët, edhe pse numri i abonentëve është më i madh, pasi gjatë vitit 2023 ishin 680 konsumatorë të kapur në shkelje me një vlerë faturimi prej rreth 197 milionë lekë.

Penalizimi me “gjobë kilovatësh” për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike aplikohet që nga viti 2020, duke konvertuar në lekë sasinë e energjisë së konsumuar në formë të paligjshme. Ndërkaq, sipas rregullores në fuqi çdo përdorues i rrjetit ka mundësi për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur.

Gjatë vitit 2024, ERE ka trajtuar 21 ankesa, ose 15 % të totalit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026