Peshkopi/ Dy mjete përplasen dhe përfundojnë në trotuar, rrezikohet jeta e fëmijëve

30 Prill 2025 | 14:02

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Shkollës së Mesme Profesionale në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në trotuar, duke rrezikuar jetën e nxënësve që po kalonin aty pranë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek nxënësit dhe qytetarët e pranishëm. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky nuk është rasti i parë kur segmenti rrugor pranë Shkollës Profesionale bëhet burim incidentesh. Mungesa e përdorimit të unazës së qytetit nga mjetet që kalojnë në këtë zonë vazhdon të përbëjë një rrezik të vazhdueshëm për mbi 1400 nxënësit e dy shkollave të mesme në Peshkopi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026