Pse Rama ka fokusuar fushatën te gratë? Nurellari analizon arsyet
Politologu Adri Nurellari ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rritjen e pëlqyeshmërisë së grave për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama e ka bazuar fushatën kryesisht te gratë, pasi sipas tij në Shqipëri ka më shumë gra, pasi burrat dhe të rinjtë po largohen në emigrim.
“Ne kemi një emigracion të jashtëzakonshëm i cili është kryesisht mashkullor. Nga studimet 30% e atyre që emigrojnë janë vajza ose gra ndërsa shumica e atyre që emigrojnë janë burrat edhe djemtë. Pra rezidentë në Shqipëri ka më shumë gra e vajza se sa djem, ndërsa pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët se e djemtë.
Nëse ka një hapësirë kur kryeministri mund të shkojë të kërkojë vota janë vajzat e gratë. Sa i përket të rinjve zoti Rama ka menduar diçka më inteligjente, ka menduar të hap një aeroport të ri për të shkuar në Gjermani, ka hapur autostradë për të ikur në Gjermani. Pra për rininë oferta është ikni, ndërsa për gratë jep këto ngjyrat”,-tha Nurellari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës