Protesta për 1 majin nga Evropa në Azi, punëtorët kërkojnë më shumë të drejta

1 Maj 2025 | 17:04

Marshime për të protestuar për kushte më të mira pune janë mbajtur edhe këtë 1 maj në vende të ndryshme të Evropës.

Në Francë kanë qenë sindikatat që me thirrjet kundër së djathtës ekstreme, pro paqes, lirisë dhe drejtësisë sociale kanë mbledhur qindra mijëra protestues.

Policia dhe autoritetet lokale e kanë cilësuar këtë 1 maj si një ditë tensionesh, pasi rreth 15 mijë persona kanë marshuar vetëm në kryeqytetin Paris.

Edhe në Gjermani, sindikata dhe shoqata kanë mbajtur mitingje në mbarë vendin, me policinë në Berlin që ka deklaruar se mbi 5 mijë persona kanë qenë të pranishëm në demonstratë, vetëm 1 nga 36 të planifikuara për t’u mbajtur përpara bashkisë.

Shoqëruar me mijëra punëtorë të qyteteve të tjera, sindikatat kanë kërkuar paga më të larta dhe siguri më të mirë sociale.

Marshime ka pasur edhe në qytete të ndryshme të Italisë, të organizuara kryesisht nga tre sindikatat më të rëndësishme të vendit.

Në një postim në rrjetin “X”, kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi rekordin e qeverisë së saj konservatore në krijimin e vendeve të punës dhe garantimin e të drejtave të punëtorëve.

Sipas saj, në 2 vite e gjysmë janë krijuar mbi 1 milion vende pune, ndërsa numri i personave të punësuar ka arritur rekordin prej 24.3 milionë.

Edhe në Spanjë protestat janë shtrirë në Madrid dhe mbi 50 qytete të tjera. Sindikatat kanë paraqitur dy kërkesa kyçe: reduktimin e javës së punës nga 40 në 37.5 orë pa ulje të pagës; dhe një reformë për procesin e shkarkimit dhe largimit nga puna.

Ndërsa në Turqi, mbi 200 protestues janë arrestuar gjatë paradites së të enjtes në sheshin Taksim, një pikë e njohur për mbajtjen e protestave.

Gjithashtu, nga Tokio në Taipei e deri në Manila, njerëzit në Azi kanë marshuar dhe manifestuar pakënaqësinë e tyre ndaj politikave dhe tarifave të presidentit amerikan Donald Trump, që kanë shkaktuar destabilitet ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026