Dhunoi vajzën e bashkëshortit, procedohet TikTokerja Genta Gjalpi
Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 35-vjeçaren Genta Gjalpi, pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke ushtruar forcë ndaj vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj.
Genta Gjalpi, një personazh i njohur në platformën TikTok, është nën hetim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Policia ka njoftuar se po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së një marketi, duke bërë pagesën. Në ato momente, Genta e kap vajzën dhe e tërheq. Më pas, vajza tenton të largohet, ndërsa Genta, në përpjekje për ta kapur për dore, rrëzohet. Ajo e ndjek, duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.”
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh