Identifikohet autori i plagosjes së 5-fishtë në Laç, policia gjen një armë
Një armë zjarri e tipit pistoletë është gjetur pak metra larg vendit ku ndodhi plagosja e pesëfishtë në qytetin e Laçit.
Arma u zbulua e braktisur në kantierin e një pallati në ndërtim dhe dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit që ndodhi këtë të shtunë, ku mbetën të plagosur katër të rinj dhe një grua që po shiste në rrugë e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Policia ka njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në zonën pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, pas një konflikti verbal dhe fizik mes disa personave. Konflikti përshkallëzoi në përdorim të armëve të zjarrit, duke lënë të plagosur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri. Po ashtu, u plagos dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe, një shitëse ambulante që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Të plagosurit u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.

Njoftimi i policisë
“Rreth orës 13:30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N., dhe D. Gj., të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme