Detaje nga konflikti me armë në Laç, sherri nisi për pasqyrën e makinës

4 Maj 2025 | 13:20

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i armatosur një ditë më parë në Laç. Burime për gazetaren e Euronews Albania Sara Demushi bënë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti që kanë pasur dy autorët me makinat e tyre, ku njërës prej makinave i është dëmtuar vetëm pasqyra.

Por sherri ka degraduar në ofendime mes djemve dhe në dhunë fizike.

Daniel Gjeloshi ka qenë në të njëjtën makinë me viktimën, Gerald Bitri 25 vjeç dhe me shtetasin Liridon Ismailajn.

Ndërsa autori tjetër, Klevis Ndreca 28 vjeç ka qënë në makinë dhe Amarildo Ndojin.

Sipas policisë, të dy të arrestuari Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, kanë pasur armë zjërri. Gjatë sherrit të dy, Daniel Gjeloshi i cili sipas policisë ka precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe Klevis Ndreca kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Nga ajo çka rezulton policia, nuk ka të dhëna që autorët të njiheshin me njëri tjetrin, por sherri ka ndodhur direkt aty për shkak të thyerjes së pasqyrës së makinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman

Kryeministri Edi Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në...
11:16 | 30/06/2026

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për dhënie amnistie”, i miratuar nga Kuvendi me 84 vota pro. Sipas ligjit, nga...
11:14 | 30/06/2026

Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka komentuar protestën që po...
11:02 | 30/06/2026