Kurti i dërgon letër Abdixhikut: Ftesë zyrtare për bashkëqeverisje me LDK-në
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i bën thirrje për krijimin e një koalicioni qeverisës ndërmjet dy partive më të mëdha të qendrës së majtë në vend.
Në letrën e siguruar nga Euronews Albania, Kurti thekson se situata aktuale politike kërkon një marrëveshje të përgjegjshme për t’i dhënë fund krizës institucionale dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme. “Duke e konsideruar situatën aktuale dhe nevojën për institucione funksionale, ftoj LDK-në që bashkërisht të ndërtojmë një marrëveshje politike për bashkëqeverisje,” thuhet ndër të tjera në letër.
Më tej, Kurti përpiqet të shtjellojë arsyet pse një bashkëpunim i tillë është në përputhje me vullnetin qytetar dhe logjikën politike të momentit:
“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak ka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”

Në një tjetër paragraf, ai thekson se ndonëse ekzistojnë dallime ideologjike, përgjegjësia institucionale duhet të mbizotërojë:
“Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet. LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001–2004 me PDK dhe AAK, në 2004–2007 me AAK, në 2008–2010 me PDK, në 2014–2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.”

Kjo ftesë vjen pasi as në tentativën e njëmbëdhjetë tw mbajtur kwtw 5 maj, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive parlamentare lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe Listës Serbe që të propozojnë anëtarë për formimin e komisionit përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor të kryeparlamentarit. Sidoqoftë, këto grupe parlamentare refuzuan të japin propozime, duke kundërshtuar modelin e votimit të fshehtë të sugjeruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Prej tyre, 56 votuan pro formimit të komisionit, një ishte kundër dhe një abstenoi, shifra që nuk mjaftuan për të çuar procesin përpara.
Nga ana e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar, por pritet që letra e Kurtit të shqyrtohet në forume të brendshme të partisë në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut