“Në Tiranë mund të kemi surpriza”, Toni Gogu “parashikon” rezultatin e zgjedhjeve
Deputeti socialist Toni Gogu, i cili kandidon për një tjetër mandat në Tiranë, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka treguar pritshmërinë e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se për Tiranën 19 mandate janë të sigurta, por sipas tij mund të ketë edhe “surpriza të ëmbla”.
“19 mandate, është realitet. Ne synojmë mandatin e 20. Kjo do duket pas datës 11 maj. Do shikojmë nëse ne do arrijmë të 20 apo do kemi ndonjë surprizë shumë të ëmbël për socialistët e Tiranës dhe për të gjithë progresistët e qytetit sa i përket anëtarësimit të Bashkimin Europian që të dalim mbi 20. Por 19 janë të sigurt”,-tha Toni Gogu.
I pyetur se si duket gara në listën e hapur, Gogu tha se gara brenda familjes është shumë më serioze.
“Ke garues më të sofistikuar, me më shumë burime, me më shumë përvojë, është garë e vërtetë. Ndërkohë gara mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ka përfunduar në ditën kur PS projektoi të ardhmen si anëtare e BE-së ndërsa kundërshtarët tanë duan të kthejnë kohën e pandëshkueshmërisë”,-tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shuperka: Duhani, shkaktar i shumë sëmundjeve e fataliteteve
- Ngadalësohen të ardhurat, në janar-mars u mblodhën 1 mld lekë më pak se plani
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit