Begaj pret kreun e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR: Me rëndësi një proces i lirë

6 Maj 2025 | 12:22

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të martë Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe të ndershëm.

Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës me Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026