DHL nuk merr zarfet me fletën e votimit mbrapsht? Shifrat e ankesave të emigrantëve
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku foli për problematikat e evidentuara deri tani në procesin e votimit të diasporës.
Celibashi deklaroi se KQZ ka një kontratë me kompaninë postare DHL për shpërndarjen e fletëve të votimit për emigrantët, por vlerësimi për performancën e saj do të bëhet pas përfundimit të procesit.
“Kur të mbarojë kontrata, do të ulemi me DHL dhe do të shikojmë se sa dhe si e ka përmbushur këtë shërbim. Është herët për të dhënë verdikte”, u shpreh ai.
Sipas kreut të KQZ-së, deri tani janë regjistruar 156 ankesa nga emigrantët shqiptarë në lidhje me procesi ne votës së diasporës.
Në 90 raste, është raportuar se zarfi me fletën e votimit është lënë në derë ose në kutinë postare nga DHL, pa njoftim.
Ndërkohë, 21 ankesa lidhen me refuzimin e DHL për të tërhequr zarfin e plotësuar për rikthim.
“Ka 21 ankesa, sipas të cilave, DHL nuk pranon të vijë dhe të marrë zarfin me fletën e votimit mbrapsht. Votuesit i kanë thirrur operatorët, por ata kanë refuzuar të shkojnë për ta marrë zarfin”, tha Celibashi.
Po ashtu, 9 votues kanë raportuar se nuk u ka mbërritur fleta e votimit në dokumentacionin zgjedhor, ndërsa në 8 prej tyre, KQZ ka ndërhyrë për ridërgim.
Gjithashtu, 4 zgjedhës janë ankuar se nuk janë njoftuar për dorëzimin e zarfit, ndërsa 3 të tjerë thonë se nuk e kanë marrë ende fare.
“Deri sot, kur flasim, janë 156 raportime në KQZ. Nga këto, 90 raportime lidhen me atë që zarfi është lënë në hyrje të banesës ose në kutinë postare. Ka 21 ankesa, sipas të cilave, DHL nuk pranon të vijë dhe të marrë zarfin me fletën e votimit mbrapsht. Votuesit i kanë thirrur operatorët, por ata kanë refuzuar të shkojnë për ta marrë zarfin. Ka 9 zgjedhës që kanë njoftuar se në dokumentacionin zgjedhor nuk kanë pasur fletën e votimit; 8 prej tyre e kanë marrë fletën që ne e kemi dërguar, ndërsa 4 të tjerë nuk kanë marrë asnjë njoftim nga DHL. Ka edhe 3 zgjedhës që thonë se kanë marrë zarfin dhe 29 të tjerë që kanë raportuar problematika të ndryshme. Këto janë ankesat zyrtare që ne kemi në KQZ, por sigurisht, ne kemi adresuar çdo shqetësim të partive politike drejtuar operatorit dhe kemi komunikuar në kohë reale. Diku, shqetësimet kanë qenë të vërteta, ndërsa diku tjetër kanë qenë spekulative. Këto janë numrat dhe faktet”, tha Celibashi.
Celibashi siguroi se të gjitha rastet janë duke u ndjekur dhe se çdo votues ka të drejtën të raportojë çdo problem në KQZ.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës