Vota e diasporës/ Ja në cilat vende pjesëmarrja e emigrantëve ka qenë më e lartë

30 Prill 2025 | 16:15

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit po dominohet nga emigrantët në Itali, ndërsa Greqia ka surprizuar me një pjesëmarrje shumë të ulët deri tani, pavarësisht numrit të lartë të të regjistruarve.

Ishin 91,216, shqiptarë që jetojnë në Itali që u regjistruan për të votuar nga jashtë, nga të cilat deri në mëngjesin e kësaj të mërkurë, 40,471 e kanë sjellë votën në Shqipëri.

Ndërkohë nga Greqia deri më tani kanë kthyer zarfin në Shqipëri vetëm 8,487 emigrantë edhe pse në PER janë regjistruar më shumë se 68 mijë.

Pas Italisë renditen Gjermani dhe SHBA, me nga 5.4% dhe 3.6% të zarfeve të kthyera në KQZ.

Qarqet ku diaspora ka sjellë më shumë vota deri mëngjesin e kësaj të mërkure janë Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Korça.

Në total deri më tani janë mbi 88 mijë emigrantë shqiptarë që kanë votuar për zgjedhjet e 11 majit dhe zarfet e tyre kanë mbërritur në KQZ.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026

Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se vendi nuk do të mbajë më zgjedhje, duke sinjalizuar një tjetër hap drejt konsolidimit të pushtetit të...
20:11 | 22/07/2026

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026