Egnatia barazon pa gola me Partizanin, formula e kualifikon
Enriko Gabaj, gazetar i Euronews Albania, ka bërë një pasyqrim të finales së Superligës mes Egnatias dhe Vllaznisë, e cila do të luhet më datë 12 maj.
“Egnatia-Vllaznia është finalja e këtij edicioni në Superligën Shqiptare, pasi rrogozhinasit eliminuan Partizanin në gjysmëfinalen e dytë. Skuadrës së Edlir Tetovës i mjaftoi një barazim 0-0 pasi në bazë të rregullores, skuadra e renditur më e mirë në 36 javë ka avantazhin për të kaluar në finale”, raporton gazetari Enriko Gabaj.
Nëse ka një skuadër e cila është “ters” i vërtetë për Partizanin, ajo është Egnatia e Rrogozhinës, e cila e eliminoi sërish ekipin kryeqytetas. Pas fitores në kupë, të besuarit e Edlir Tetovës, e nxorën Partizanin dhe nga gara për titull, ndërsa vetë janë në finale, ku luajnë përballë Vllaznisë.
Ndeshja e së hënës u mbyll pa gola, por renditja më mirë në 36 javë kampionat avantazhon ekipin rrogozhinas, që kualifikohet për më tej. Ashtu si edicionin e shkuar, Egnatia do të provojë të fitojë titullin, teksa skuadra vjen me moralin lart.
“Ndihemi mirë sepse kemi bërë rrugëtim të gjatë, ekipi tregoi personalitet dhe ego kampioni. Skemi frikë askënd, ka rëndësi që jemi në finale dhe uroj ta fitojmë”, tha Albano Aleksi, futbollist i Egnatias.
“Viti i tretë që jemi në finale, emocion i mirë, ndjenjë e mirë, bëmë punën dhe u kualifikuam në finale”, tha Arbin Zejnullai, futbollist i Egnatias gjithashtu.
Edlir Tetova, Trajner i Egnatias tha se: “Po flasim për Vllazninë, emër i madh, e ka merituar finalen ashtu si ne, nuk bëhen parashikime. Ka lojtarë të pjekur, por le t’ia lëmë fushës këtë”.
Në anën tjetër trajneri Skënder Gega deklaroi se Partizani dha maksimumin.
“E kishim llogaritur, kishim minus pasi luanim me kampionin, por dhe vendin e parë që kualifikohej me barazim. U munduam, ndeshja kishte ulje-ngritje, por i kënaqur me ekipin”, tha trajneri i Partizanit.
Më 12 maj luhet finalja e Superligës mes Egnatias dhe Vllaznisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt