“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, Berisha: Ja çfarë do ndodh para zgjedhjeve
Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të komentuar fushatën elektorale, por edhe pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”, duke iu referuar qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Ai tha gjithashtu se rezoluta e propozuar nga PD dhe e miratuar nga Partitë Popullore Europiane ishte njësoj me raportin paraprak të ODIHR-it për zgjedhjet ndërsa shtoi se do të vijojë me takimet para fushatës me delegacione shumë të rëndësishme në mënyrë që problemet e Shqipërisë të evidentohen para zgjedhjeve.
“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.
Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edh enjë për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha nga Berati: Sistemi arsimor do jetë sistemi më modern që punëson të rinjtë
- Berisha shfaqet me qeleshe në takimin e Mirditës: Kjo është java e njishave
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor