EMRI| Vrasje me armë zjarri në Has, arrestohet autori

7 Maj 2025 | 17:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Has, teksa bëhet me dije se si pasojë e një konflikti mes dy personave, ka mbetur i vrarë një 34-vjeçar, Ryshyt Sallahu.

Më tej, Policia ka arritur të arrestojë Ylber Jakun, si autori i kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026