“PS synon 9 mandate në Durrës”, Rama: Me këtë energji, PS do të thyejë çdo rekord
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte mitingun përmbyllës në Durrës, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Nga podiumi, Rama kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të siguruar 9 mandate në këtë qark, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë në takim ishte një sinjal i qartë për një rezultat të mirë më 11 maj.
“Shumë faleminderit të gjithëve ju që jeni këtu, vërtet në takimin më të madh që kam parë ndonjëherë në Durrës. Jeni pararoja e të gjithë atyre që do të shkojnë në çdo qendër votimi, dhe atëherë, pa asnjë diskutim, do të thyejmë rekordin duke marrë 9 mandate për Partinë Socialiste. Nëse ka një masivitet si ky që pamë sot, padiskutim që Durrësi, përfshirë Krujën, Shijakun dhe gjithë qarkun, do të na japë 9 mandate,” shtoi Rama.” deklaroi ai.
Po ashtu kryesocialisti përdori tone ironike ndaj kundërshtarëve politikë, duke iu referuar takimit të zhvilluar së fundmi nga Sali Berisha në Durrës. “Ju keni pastruar gjurmën e leshterikëve që kishin pushtuar qendrën e Durrësit,” tha ai, duke thumbuar Partinë Demokratike.
Takimi u mbyll në atmosferë festive, ku kryesocialisti iu bashkua reperit Noizy në këngën zyrtare të fushatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West