Berisha mund të shkoj në SHBA? Manjani: Çfarë ndodh me “non grata”
Juristi Ylli Manjani tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se postimet në X të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili shkruan se DASH i ka konfirmuar se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA, është një twitter me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje.
Megjithatë Manjani shton se nëse kjo gjë është e ërtetë është një gjë e mirë për liderin e opozitës, ama që një vizitë e kreut të PD-së në SHBA të ndodh sipas Manjanit, ka disa specifika:
“Twitteri është me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje. Por shumë mirë e ka bërë. Kjo gjë po të kishte ndodhur do ishte gjë e mirë. Për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur. Ky DASH që nuk dihet kush është i ka cituar ligjin e Amerikës Fidel Kastros.
Që Berisha të përfitojë nga ky ligji duhet ose të jetë kryeministër që të shkojë në OKB. Është një vizitë shumë e veçantë, e duhet të jetë i nivelit shumë të lartë që të përfitojë nga ky rregull. Nëse ky është hapi i parë për ti hequr “non gratën”, patjetër është një gjë e mirë. Unë uroj ti vihet viza dhe mbret u bëftë Sali Berisha, unë nuk kam asnjë problem me këtë”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset