“Mos filmo më shumë se 15 minuta”, gazetari i Euronews përplaset me komisionerët
Në njërën nga qendra e votimit në shkollën Adem Sheme, në Sarandë gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, ka pasur një përplasje me komisionerët në këtë qendër votimi, pas atij i është thënë se nuk mund të qendrojë më tepër se 15 minuta në qendrën e votimit.
Një nga komisionerët i ka thënë gazetarit të Euronews Albania se nuk duhet të filmojë brenda qendrës së votimit dhe se media nuk lejohet të qendrojë brenda ambienteve të qendrës së votimit.
“Është tjetër vëzhguesi i cili qendron brenda, nuk ka as telefon as kamëer, tjetër është media. Nuk mund të xhirosh më shumë se 15 minuta”,-tha komisioneri.
Gazetari Enriko Gabaj i lexoi ligjin komisionerit lidhur me personat e akredituar të cilët mund të qendrojnë në qendrën e votimit.
- Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm:
- a) anëtarët dhe sekretari i KQV-së;
- b) zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri në përfundim të tyre; dhe
c ) vëzhguesit e akredituar shqiptarë dhe të huaj.
- Asnjë person i armatosur nuk lejohet të qëndrojë në mjediset e qendrës së votimit.
Gazetarët dhe kameramanët me BADGE kanë statusin e vëzhguesit te akredituar. Mund të filmojnë, mjafton që të mos pengojnë votuesit dhe të mos filmojnë votën.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës