A do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse PD nuk fiton? Përgjigjet Berisha

11 Maj 2025 | 13:19

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu iu bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në këto zgjedhje që siç tha janë për të ardhmen e kombit.

Berisha shprehu bindjen se verdikti i popullit sot do jetë historik, ndërsa paralajmëroi cilindo që shkel ligjin se do të mbajë përgjegjësi.

“Vota sot është detyrim madhor ndaj vetes, familjes dhe kombit. Një falenderim i veçantë për ata mijëra e mijëra shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeveris në ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, toka dhe deti dhe janë dyndur sot të votojnë në Shqipëri. Së fundi thirrja ime është për çdo shqiptar; voto për veten tënde, për vendit tënd, për të ardhmen tënde. Është një votim më shumë se kurrë për interes të çdo shqiptari. Ka një vëzhgim ndërkombëtar dhe kombëtar shumë serioz dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute”, tha Berisha.

I pyetur nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse verdikti i popullit nuk do të jetë historik siç ai pretendo, Berisha tha: “Sot sovrani jep një verdikt historik, cili është ai që nuk i bindet historisë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026