Zaev ngre tonet ndaj BE: Nuk e duam Integrimin pa gjuhën dhe identitetin

6 Maj 2021 | 22:42

Mundësia e ndarjes së procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke lënë Shkupin të bllokuar nga Bullgaria, ka shkaktuar reagime të shumta tashmë dy ditë me radhë nga zyrtarët e lartë të Maqedonisë së Veriut.

I pari që ka reaguar ishte kryeministri Zoran Zaev i cili për herë të parë doli me deklaratë të ashpër se Maqedonisë së Veriut nuk i duhet integrimi në Bashkimin Evropian nëse duhet të heqë dorë nga gjuha dhe identiteti i saj, kërkesa këto të Bullgarisë.

“Neve nuk na duhet Bashkimi Evropian nëse çmimi për këtë gjë është identiteti dhe gjuha, pasi kështu do të shndërrohemi në pluhur që do të humbet në erë. Kush do të hyjë në BE? Nuk ekziston marrëveshje që mund të bëhet për atë se si ndjehemi ne dhe çfarë gjuhe përdorim, fundja kjo është një vlerë evropiane dhe prandaj Evropa qëndron prapa pozicionit tonë. Bullgaria nuk ka problem për realitetin e gjuhës dhe popullit maqedonas por kërkon që të hyjmë tek hulumtimi i rrënjëve. Do ti gjejmë edhe rrënjët nëse sillemi në mënyrë evropiane”, është shprehur Zaev.

Për analistët, deklaratat e tilla të kryeministrit janë të përshpejtuara dhe të pamenduara mirë. Profesori universitar Qashif Bakiu vlerëson se kryeministri Zaev nuk ishte aspak pragmatik me këtë qasje.

“Është e kuptueshme por nuk është pragmatike. Sepse duhet marrë shembuj, ka popuj të cilët janë anëtare në Bashkimin Evropian të cilët kanë varrosur probleme shumë më të mëdha se një libër historie i klasës së dytë apo klasës së tretë. Ato kanë varrosur armiqësi të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak dhe viktima shumë, në emër të krijimit të një etniteti të përbashkët evropian”, tha profesori.

Madje sipas Bakiut, pozicionet e tilla të forta në negociatat me fqinjët i kemi parë te VMRO DPMNE-ja e Gruevskit gjatë bisedimeve për çështjen e emrit. Rezultati sipas tij ishte një proces i stërzgjatur me zgjidhje jo të kënaqshme për maqedonasit.

“Ide të tilla të cilat janë prezente në RMV që nga viti 1993 kur u hap çështja e emrit dhe si rezultat i këtyre politikave të nominuara nga VMRO DPMNE çuan që një problem si çështja e emrit me Greqinë të mos zgjidhet për 30 vjet, dhe më në fund të zgjidhet me variantit më pak të pëlqyer për palën maqedonase”, shtoi z. Bakiu.

Pasi vetoja greke u mënjanua përfundimisht me Marrëveshjen e Prespës, tani Bullgaria bllokon procesin integrues të Maqedonisë së Veriut. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi të pranojë të vërtetën historike sipas tyre, të heq dorë nga historia bullgare dhe të pranojë se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026