Euronews Albania siguron rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë

11 Maj 2025 | 20:39

Euronews Albania ka siguruar rezultatet dhe të dy kutive të tjera në qytetin e Vorës, ku është aplikuar votimi elektronik.

Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/02, janë numëruar 162 vota, nga 1000 zgjedhës të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej 16.2%. Sipas të dhënave zyrtare, 2 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga votat e vlefshme, rezulton se Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)” ka marrë 36 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 105 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 6 vota, PSD 3 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 6 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/01, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka 46 vota.

Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 76 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 4 vota, PSD 4 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 2 vota dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.

Kujtojmë se në Vorë ka përfunduar numërimi elektronik por rezultati do të publikohet ditën e nesërme në bazë të kërkesës të bërë nga Partia Demokratike.

Simpaztizantët socialistë nisën festimet në Vorë duke hedhur fishekzjarrë, por deklaruan për kamerën e Euronews Albania se nuk kishin dijeni për rezultatin por festoni se e ndjenin fitoren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026