Numërimi i votave të diasporës ndërpritet për pushim, Balla e Noka ndjekin procesin
12 Maj 2025 |
05:45
Rreth orës 05:30 të mëngjesit të së hënës, është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik në Tiranë.
Ndërprerja ka ndodhur për shkak të lodhjes së numeruesve, të cilëve iu është dhënë mundësia për të pushuar.
Numërimi pritet të rifillojë në orën 10:30 të paradites.
Numërimi i votave të diasporës ka qenë i ndjekur nga afër nga dy politikanët e njohur, Taulant Balla i Partisë Socialiste dhe Flamur Noka i Partisë Demokratike.
Ata kanë monitoruar procesin nga afër dhe në disa momente kanë qëndruar afër njëri-tjetrit, duke ndjekur hap pas hapi procedurat e numërimit të votave dhe angazhimin e komisionerëve dhe numeruesve të votave të diasporës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur