Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

12 Maj 2025 | 14:42

Deri më tani janë numëruar 36% e kutive të votimit në Tiranë, duke ofruar një pasqyrë më të qartë mbi përbërjen e re të përfaqësimit politik në qarkun më të madh të vendit.

Sipas projeksioneve në këtë fazë të procesit, Partia Socialiste e Shqipërisë siguron 19 mandate, ndërsa koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 13 mandate. Nga këto mandate, 12 të PS-së dhe 12 të PD-së pritet të shkojnë për kandidatët në listën e mbyllur, ndërsa 7 mandate nga PS shkojnë për kandidatët në listë të hapur, ndërkohë që për PD mbetet vetëm 1 i tillë.

Sipas projeksioneve 2 mandate në Tiranë i shkojnë Partisë Mundësia, dhe nga 1 mandat marrin PSD, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

Në bazë të numërimit elektronik në qarkun e Tiranës, janë siguruar dhe rezultatet e kandidatëve në 75 qendra votimi 1282 në total.

Nga të dhënat e deritanishme, Blendi Gonxhja rezulton kandidati më i votuar i Partisë Socialiste me 5080 vota, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 1880 vota dhe Erion Braçe me 912 vota. Këta tre emra janë ndjeshëm përpara në garën për të fituar mandatin personal.

Lista e plotë e kandidatëve të PS sipas votave të fituara në këto qendra:

  1. Blendi Gonxhja – 5080
  2. Fatmir Xhafaj – 1880
  3. Erion Braçe – 912
  4. Ervin Hoxha – 615
  5. Ornaldo Rakipi – 569
  6. Xhemal Qefalia – 351
  7. Anila Denaj – 346
  8. Ylli Shehu – 290
  9. Julinda Dhame – 276
  10. Pandeli Majko – 269
  11. Mimi Kodheli – 195
  12. Blerina Gjylameti – 182
  13. Olta Xhaçka – 172
  14. Etilda Gjonaj – 171
  15. Blendi Sulaj – 151
  16. Ermonela Felaj (Valikaj) – 150
  17. Toni Gogu – 135
  18. Arben Pëllumbi – 135
  19. Florian Pullazi – 113
  20. Entela Ramosaçaj – 108
  21. Endrit Braimllari – 106
  22. Andi Seferi – 104
  23. Edlira Dyrmishaj – 103
  24. Sofika Lleshi – 88
  25. Halit Valteri – 87
  26. Plarent Ndreca – 82
  27. Klotilda Bushka – 71
  28. Kejsi Elezi – 66
  29. Roy Bashaj – 63
  30. Etjen Xhafaj – 60
  31. Eldian Çepeli – 58
  32. Glindxhet Madhi – 58
  33. Silda Çepe – 53
  34. Antonela Dedej – 50
  35. Persida Shkrepa – 32
  36. Mirgit Vataj – 26
  37. Halil Koloshi – 12

Në kampin opozitar, Ilir Alimehmeti është më i votuari në listën e PD-ASHM me 1115 vota, duke qenë aktualisht emri i vetëm që parashikohet të marrë mandat përmes listës së hapur. Ai pasohet nga Jorida Tabaku me 996 vota dhe Myslim Murrizi me 761 vota.

Lista e plotë e kandidatëve të PD-ASHM sipas votave në votimin elektronik:

  1. Ilir Alimehmeti – 1115
  2. Jorida Tabaku – 996
  3. Myslim Murrizi – 761
  4. Asllan Dogjani – 671
  5. Loranca Hoxha – 633
  6. Petrit Gjorgji – 431
  7. Ilir Metaj – 340
  8. Lili Sula – 196
  9. Adriana Kalaja – 195
  10. Arjan Hoxha – 183
  11. Edit Harxhi – 177
  12. Ilda Zhulali – 169
  13. Albi Jahelezi – 163
  14. Grigels Muçollari – 161
  15. Et`hem Aga – 156
  16. Petrit Doda – 151
  17. Altin Goxhaj – 148
  18. Salvador Kaçaj – 140
  19. Mimoza Hajdarmataj – 119
  20. Lisander Hoxha – 118
  21. Elton Rroshi – 114
  22. Shpëtim Idrizi – 113
  23. Akil Kraja – 103
  24. Sali Shehu – 103
  25. Dhurata Çupi (Tyli) – 85
  26. Xhulia Xhekaj – 75
  27. Erisa Bajaziti – 71
  28. Mhill Gecaj – 71
  29. Kreshnik Çollaku – 67
  30. Jonathan Pano – 66
  31. Julia Ilirjani – 60
  32. Pranvera Kurpalaj – 51
  33. Eduart Çaça – 50
  34. Arnold Kariqi – 33
  35. Rivelino Çuno – 22
  36. Besim Kuka – 18
  37. Rudin Hylviu – 7

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026