Numërohen 56% e kutive në Shkodër: Kryeson PD, PSD drejt 2 mandateve
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës po ecën me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri më tani janë përpunuar 230 nga 405 qendra votimi në total, ose rreth 56%.
Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh për Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), e cila kryeson me 21,732 vota, që përfaqësojnë 40.34% të totalit të deritanishëm.
Partia Socialiste e Shqipërisë ndjek me 18,880 vota ose 35.04%, ndërsa rritje e ndjeshme vërehet për Partinë Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar 10,624 vota, që përbëjnë 19.72% të rezultatit aktual.
Bazuar në projeksionet e votës deri tani, PD-ASHM pritet të sigurojë 5 mandate, PS merr 4 mandate, ndërsa PSD 2 mandate.
Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 707 vota (1.31%)
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 849 vota (1.58%)
- Partia Mundësia – 642 vota (1.19%)
- Lëvizja Bashkë – 289 vota (0.54%)
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 47 vota (0.09%)
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 52 vota (0.10%)
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 14 vota (0.03%)
- Lëvizja Atdheu (LA) – 38 vota (0.07%)

LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)