Gjetjet e OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit

12 Maj 2025 | 16:03

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR paraqiti sot konkluzionet paraprake mbi zgjedhjet vendore të 11 majit në një konferencë për mediat në Tiranë. Shefi i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, theksoi se ndonëse procesi zgjedhor ishte përgjithësisht i qetë dhe i organizuar mirë nga autoritetet zgjedhore, një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR mbeten ende të paadresuara, ndërsa u evidentuan disa problematika serioze që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

“Nuk ka ende një reformë gjithëpërfshirëse elektorale dhe një pjesë e rekomandimeve të mëparshme janë lënë në harresë. Pavarësisht kësaj, administrata zgjedhore punoi me transparencë dhe në përputhje me afatet ligjore,” deklaroi Zannier, duke përmendur gjithashtu se fushata, ndonëse e qetë, u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të ndërsjella mes drejtuesve kryesorë politikë.

Ndër problematikat e evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë përfshihet mungesa e trajnimit të mjaftueshëm të komisionerëve, çorientimi i votuesve në disa qendra për shkak të përdorimit të teknologjisë, si dhe informimi i pamjaftueshëm mbi votimin elektronik. Zannier vuri në dukje gjithashtu mungesën e debateve publike mes kandidatëve, gjë që kufizoi informimin e votuesve.

Gjithashtu ai tha se presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore dhe falja e gjobave janë disa nga problematikat e evidentuara.

“Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet,” tha ambasadori.

Në vijim të konferencës, Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, iu referua praktikës së patronazhistëve, e cila, sipas saj, u raportua nga shumë burime dhe është përfshirë në raportin përfundimtar të misionit si formë presioni ndaj administratës publike.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues vlerësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për menaxhimin profesional të procesit, por nënvizoi se disa praktika, si përdorimi i skemës së pensioneve në minutën e fundit dhe mungesa e pavarësisë së mediave, kanë ndikuar negativisht në barazinë e garës.

“Zgjedhjet ishin konkurruese dhe fushata e qetë, por mungesa e transparencës në financim, si dhe ndikimi politik në media, kufizuan informimin objektiv të qytetarëve,” theksoi ai, duke mirëpritur bashkëpunimin ndërmjet SPAK dhe KQZ për ndjekjen e krimeve zgjedhore.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR pritet të publikohet në javët në vijim, ndërsa misioni i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të angazhohet në mirëbesim për përmirësimin e mëtejshëm të standardeve demokratike dhe krijimin e një klime më gjithëpërfshirëse e konstruktive për proceset zgjedhore në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026