Tensione në Tiranë, vëzhguesit denoncojnë hyrjen e personave të paautorizuar në KZAZ
Pas problemeve të denoncuara nga Partia Mundësia lidhur me numërimin e votave në KZAZ 32 në Shkozë, një tjetër problematikë është shfaqur në numërimin e votave në KZAZ 31, në Shkollën “1 Maji” në Tiranë.
Sipas ankesave të disa vëzhguesve, rreth orës 01:30 të mëngjesit të martës disa persona kanë hyrë në zonën e ndaluar për numërimin e votave.
Vëzhguesit kanë raportuar se individë të panjohur janë futur në ambiente ku nuk kishin autorizim.
Përfaqësuesit e KZAZ 31 në Tiranë sqaruan se kjo situatë ka lindur nga një pretendim i përfaqësuesve të Partisë Socialdemokrate (PSD) për parregullsi në numërimin e votave të një kutie dhe se ata kishin hyrë për të sqaruar këtë çështje.
Përfaqësuesit e KZAZ-së njoftuan se pezulluan procesin e numërimit për ta vijuar atë në orën 10:00 të paradites.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 23:58 Kristjan Prenga rrëzon Joshuan, por britaniku e mbyll me nokaut në raundin e dytë (VIDEO)