Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia
Një incident dhe tensione janë shënuar në KZAZ 40 në Tiranë ku vëzhguesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se votat e tyre po vidhen ndërsa zyrtarët e KZAZ kanë urdhëruar largimin e tyre.
Me të marrë këtë urdhër policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia.
Ky incident ndodhi pasi vëzhguesit kërkuan sqarime pasi 7 fletë votimi të Partisë Mundësia u cilësuan si të pavlevshme.
Vëzhguesit thonë se po i shpallin të pavlevshme votat e rregullta për Partinë Mundësia të cilat janë të pajisura me të dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të ngjyrës së ndryshme, gjë që sipas tyre po përdoret si pretekst për t’i shpallur të pavlefshme dhe për t’i nxjerrë jashtë loje.
Zyrtarët e KZAZ thanë se këto vota u shpallën të pavlevshme pasi fleta e votimit kishte një ngjyre më ndryshe nga normalja.
Po ashtu, policia ka larguar edhe vëzhguesit e partive të tjera, duke boshatisur sallën e numërimit në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë,
Në të njëjtën kohë, është urdhëruar largimi edhe i përfaqësuesve të mediave nga ambienti.
I pranishëm në këtë KZAZ ishte dhe kryetari i Partisë mundësia Agron Shehaj, i cili iu drejtua nënkryetarit të KZAZ nr. 40, duke i thënë: “Na thanë se 7 vota të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme. Pas kësaj, na thanë që nuk janë 7, por vetëm 3. Po kërkojnë të shpallin të pavlefshme votat tona. Kërkojmë t’i shohim, por nuk na i tregojnë. Mund ta kuptojmë arsyen pse janë shpallur të pavlefshme dhe gjithashtu, na keni dhënë një urdhër për të na nxjerrë jashtë.”
Nënkryetari i KZAZ-së u përgjigj: “Ne kemi dhënë urdhër për të larguar personat problematikë. Në tavolinën e numërimit, numër 4, konstatuam disa fletë votimi që kishin ngjyra ose formate të tjera nga ato të zakonshmet. Ato fletë votimi i përkisnin Partisë Mundësia dhe ishin gjithsej 7, por u veçuan 3 prej tyre për shkak të të formatit dhe ngjyrës që e kishin pak të ndryshme. Subjekti mund të bëjë ankesë dhe ato mund të rivlerësohen nga KQZ.”
Shehaj reagoi: “Po hiqni votat e Partisë Mundësia sepse nuk ju pëlqen që ato fletë kanë kryqin për Partinë Mundësia. Nuk mund të quhen të pavlefshme vetëm sepse nuk ju pëlqen fleta e votimit. Po vidhen votat e qytetarëve dhe do të mbani përgjegjësi për këtë. Po bëni një vepër penale.”
Nga ana tjetër, nënkryetari i KZAZ nr. 40 u shpreh: “Të gjithë vëzhguesit do të nxirren jashtë, pasi po pengojnë procesin e numërimit të votave.”
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng