“Me zemër të thyer”, Bardhi reagon për herë të parë pas fitores së thellë të PS-së
Kur duket se numërimit të votave po i vjen fundi dhe Partia Socialiste ka siguruar një mandat të katërt me dominim të madh votash ndaj PD-së, ka ardhur edhe reagimi i parë i përfaqësuesit politik të kësaj partie në Fier, Gazment Bardhi.
Pas humbjes së thellë në këtë qark, ku PD duket se do të marr 4 mandate ndërsa PS 12, Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale.
Sipas tij, në Fier “mbështetësit e PD-së ishin njerëzit e lirë përballë një bande ministrash e drejtorësh të korruptuar”, që sipas Bardhit përdorën shtetin dhe elementë të krimit të organizuar për të ruajtur pushtetin.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Një falënderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falënderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!
Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falënderoj me zemër për qëndresën dhe besimin!
Një falënderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta