A mund ta përmbysë diaspora fitoren e PD-së në Lezhë? Si ka ndryshuar rezultati
Partia Demokratike ka dalë fituese në Qarkun e Lezhës, duke siguruar 29,483 vota, që përbëjnë 45.13% të totalit të votave të numëruara brenda vendit. Partia Socialiste renditet e dyta me 27,585 vota ose 42.23%, duke e bërë këtë një nga garat më të ngushta të këtyre zgjedhjeve.
Në bazë të këtij rezultati, ndarja aktuale e mandateve në Lezhë është:
- Partia Demokratike – 4 mandate
- Partia Socialiste – 3 mandate
Megjithëse Partia Demokratike kryeson në numrin e përgjithshëm të votave brenda vendit, diferenca e ngushtë prej vetëm 1,898 votash mes dy partive kryesore ka vënë rezultatin në dorë të votave nga diaspora. Deri tani janë numëruar 6,228 nga gjithsej 11,835 zarfa, dhe Partia Socialiste po kryeson me 544 vota diferencë.
Rezultati i deritanishëm nga diaspora (6,228 zarfa të numëruar):
| Nr | Subjekti | Sigla | Vota | % |
| 1 | Partia Socialiste e Shqipërisë | PS | 2,830 | 45.87% |
| 2 | Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë M. | PD-ASHM | 2,286 | 37.05% |
| 3 | Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” | NISMA-SHB | 613 | 9.94% |
| 4 | Partia Socialdemokrate | PSD | 156 | 2.53% |
| 5 | Partia Mundësia | MUNDESIA | 110 | 1.78% |
| 6 | Koalicioni Euroatlantik | KEA | 89 | 1.44% |
| 7 | Lëvizja Bashkë | BASHKE | 62 | 1.00% |
| 8 | Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare | AKSH | 19 | 0.31% |
| 9 | Koalicioni Djathtas për Zhvillim | DZH | 3 | 0.05% |
| 10 | Lëvizja Atdheu | LA | 2 | 0.03% |
| 11 | Aleanca Demokracia e Re | ADR | 0 | 0.00% |
Çfarë pritet?
Me mbi 5,600 zarfa ende për t’u numëruar, përparësia e Partisë Socialiste në diasporë mund të ngushtojë ndjeshëm rezultatin ose të ndikojë në ndarjen përfundimtare të mandateve. Bashkë me votë e diasporës diferenca PD-PS është 1358 vota në favor të PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng