“Berisha gur në qafë për PD”, Kadilli: Shitën shqiptarët për një rrogë në parlament
Fatbardh Kadilli komentoi në një intervistë për Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas tij, projekti i PD me Berishën kryetar ishte mision i pamundur pasi nuk ishte ofertë dhe alternativë politike.
“E shkuara nuk bëhet e ardhme. Partitë e vogla mbartin të gjitha sëmundjet e të mëdhenjve; delirin e liderëve të tyre, paaftësinë për të bashkëpunuar, sa kohë janë të tilla nuk mund të bëhen alternativë. Ai që ka pushtetin ka një avantazh të madh, por nuk justifikohet diferenca e madhe që tregon refuzimin për të votuar PD e Sali Berishës, refuzimi për të parë të vegjlit si alternativë pasi nuk u bënë të tillë.
Berisha të mbajë përgjegjësinë të japë dorëheqjen, të çlirojë demokratët, është vendimi i tij, i atyre që e mbështesin. Berisha nuk mund të jetë gur në qafë për PD-në i pëlqen apo jo atij dhe atyre që i rrinë rrotull. Nëse do vazhdojnë të jenë lëpirës të kryetarit… Parregullsi ka sa të duash por nuk justifikohen 33 mandate diferencë. Shitën shpirtin për një mandat, shitën shqiptarët për një rrogë në parlament”, tha Kadilli.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur