Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

14 Maj 2025 | 15:34

Apeli i GJKKO pranoi këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi pas kërkesës së bërë nga Fredi Beleri.

Sipas vendimit të shpallur sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, Apeli vendosi:

  • Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Rrëzim e ankimimit të ankuesit Dh.A.B. (Fredi Beleri), me objekt shfuqizimin e shkresës së Prokurorisë së Posaçme që kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Vendimi i shkallës së parë, tashmë i shfuqizuar, kishte pranuar ankesën e Fredi Belerit dhe detyronte SPAK-un të regjistronte hetim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës”,

“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, bazuar në kallëzimin penal nr. 181, datë 04.09.2023.

Me vendimin e sotëm, Apeli i jep të drejtë SPAK-ut, duke vendosur që nuk do të regjistrohet hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026