Bllokadë politike në Prishtinë, Kuvendi dështon për herë të 16-të të konstituohet
Kriza institucionale në Kosovë po zgjatet. Për të 16-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar ngërçin politik që vijon prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në seancën e sotme, e cila u drejtua nga kryesuesi Avni Dehari, dështoi votimi për formimin e Komisionit Zgjedhor që do të hapte rrugën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Propozimi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, çka solli ndërprerjen e seancës.
Mbledhja parlamentare pritet të rifillojë të shtunën, në orën 10:00.
Pavarësisht se është partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, në krye të Kuvendit. Në raundet e mëparshme, ajo ka marrë vetëm 57 vota, ndërkohë që për zgjedhje duhen të paktën 61.
Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, mbeten të bashkuara në kundërshtimin e kandidaturës së Haxhiut, duke penguar përpjekjet e mazhorancës për të dalë nga bllokada.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA