Celibashi “ultimatum” numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje grupeve të numërimit dhe KZAZ-ve që të intensifikojnë punën dhe të përmbyllin procesin e numërimit të votave brenda afatit ligjor, i cili përfundon në mesnatën e kësaj të enjteje.
Në një deklaratë për shtyp, Celibashi theksoi gjithashtu nevojën që vëzhguesit dhe përfaqësuesit e partive politike të shmangin çdo lloj presioni apo ndërhyrjeje ndaj numëruesve, pasi kjo sjell vonesa të panevojshme në proces.
Ai nënvizoi se përgjegjësia për çdo mosfinalizim të procesit brenda afatit i takon drejtpërdrejt partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shtoi ai, ka marrë dhe po merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një mbarëvajtje të procesit në përputhje me ligjin.
Deklaratë për publikun:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.
Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati.
Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.
Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.
Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet