“Tersi” i Milanit në kupë, Bolonja e mposht në finale dhe i merr trofeun

15 Maj 2025 | 13:19

Kupa mund të konsiderohet një trofe i mallkuar për Milanin, i cili mposhtet sërish në finale, duke dorëzuar trofeun te Bolonja, e cila me vetëm një gol të realizuar shpallet fituese. Të mërkurën u luajt finalja, ku kuqezinjtë u përballën me Bolonjën në një duel ku nuk munguan rastet për shënim, të cilat u shpërdoruan nga të dyja ekipet.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me dominim të miqve, të cilët edhe në të dytën administruan mjaft mirë, megjithse loja ishte më e balancuar. Një aksion i bukur i Bolonjës, por dhe një pakujdesi në mbrojtjen e kuqezinjve bëri që Bolonja të gjente golin me Ndoye, i cili ishte i vetmi i përballjes, por mjaftoi për marrjen e kësaj fitore mjaft të rëndësishme. 0-1 dhe Bolonja është fituesja e kupës, trofe të cilin e ka marrë dhe 2 herë të tjera më parë, në vitet 70 dhe 74.

Plot 51-vite pritje, e me sa duket duhej ardhja e Vincenzo Italianos për të fituar një trofe, që për këtë skuadër, për emrin e saj në Itali vlen shumë. Në anën tjetër Milani zhgënjen pas atij kualifikimi spektkolar ndaj Interit në gjysmëfinale, pavarësisht se i kishte të gjithë mundësitë për të rrëmbyer trofeun. Trofeu i fundit i kupës i fituar nga ekipi milanez daton në 2003-in.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026