PD kërkesë KQZ: Tregoni dokumentet që emigrantët e kanë marrë e dorëzuar vetë votën

15 Maj 2025 | 13:27

Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon vendosjen në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të diasporës, me theks të veçantë në mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve nga kompania ndërkombëtare postare DHL.

Në kërkesën drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, PD ngre shqetësime serioze për integritetin dhe transparencën e këtij procesi, duke theksuar se janë raportuar dhe dokumentuar gjerësisht në media raste të dyshuara shkeljesh që, sipas saj, nuk kanë marrë ende një përgjigje apo zgjidhje nga KQZ.

PD kërkon ndër të tjera që KQZ, si autoriteti kontraktor në marrëveshjen me DHL, të sigurojë dokumente që provojnë se çdo zgjedhës jashtë vendit ka marrë dhe dorëzuar personalisht zarfin me fletën e votimit, ka firmosur për marrjen e tij dhe ka paraqitur një mjet identifikimi. Në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve, PD kërkon të vërtetohet kthimi i zarfit në KQZ.

Kërkesa gjithashtu përfshin informacion të detajuar për:

  • inventarin e fletëve të votimit të papërdorura,
  • kushtet e ruajtjes së tyre,
  • zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
  • raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
  • si dhe ndërhyrjet eventuale nga autoritetet doganore apo policore gjatë dërgesave.

Partia Demokratike nënvizon se ky informacion është thelbësor për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026