“Pranë akordit me Iranin”- Trump nga Katari: Nuk ka arsye përse të përdorim armët
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani në njëfarë mënyrë, ka rënë dakord mbi kushtet për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
Trump i cilësoi bisedimet e fundit mes dy vendeve, që u mbyllën të shtunën, si një proces serioz negociatash për një paqe afatgjatë.
Më herët, një këshilltar i liderit suprem iranian tha për NBC News se Teherani ishte gati të bënte koncesione mbi programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Shtetet e Bashkuara insistojnë se Republika Islamike duhet të ndërpresë procesin e pasurimit të uraniumit për të parandaluar që vendi të pajiset me armë bërthamore.
Nga Katari, ndalesa e dytë e turit të tij në vendet e Gjirit, Trump ka theksuar se marrëveshja është shumë pranë dhe ka sugjeruar se sulmet ushtarake ndaj impianteve të Teheranit mund të shmangen.
“Ne nuk do t’i kthejmë impiantet bërthamore të Iranit në pluhur. Mendoj se po i afrohemi një akordi pa qenë nevoja ta bëjmë këtë. Do të mësoni shumë shpejt të rejat, pasi mbi kushtet kemi rënë dakord”, ka thënë Trump.
Më herët një këshilltar i liderit suprem iranian Ali Khamenei deklaroi në një intervistë për mediat amerikane se Teherani ishte i gatshëm të pranonte kufizimin e programit të tij bërthamor.
Ali Shamkhani theksoi se vendi i tij mund të dorëzojë sasi të uraniumit të pasuruar në kuadër të një marrëveshjeje, në bazë të të cilës Uashingtoni duhet të heqë sanksionet.
Raundi i fundit i negociatave mes palëve u zhvillua të shtunën e kaluar, me të dyja palët që ranë dakord të takoheshin sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus