Rama pret Presidentin e KiE: Synimi, mbyllja e negociatave me BE deri në vitin 2027

15 Maj 2025 | 17:03

Antonio Costa, ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

Costa u prit nga Kryeministri Edi Rama i cili shpreh kënaqësinë për vizitën e Presidentit të KiE, duke  e cilësuar një mik për Shqipërinë.

“Presidenti i KiE është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e vecantë për ne dhe natyrisht edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur.

I dashur Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e komunitetit politik evropian”, tha kryeministri.

Më tej, Rama shpjegoi se çfarë u diskutua në thelb të takimit me Costa-n, një cështje prej të cilave ishte dhe mbyllja e negociatave deri në vitin 2027.

“Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KiE dhe BE për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 do të hapen ne ditët në vijim dhe synojmë ti hapim të gjithë brenda vitit.

Plani i përbashkët me KE është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, pra nga 2024 deri në 2027. Është plan ambicioz. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojnë anëtarë të rinj, bazuar në meritë dhe rezultat.

Aspekti tjetër që folëm me presidentin është ecuria e rajonit, sepse edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është në gatishmëri për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. Ta shfrytëzojmë këtë gatishmëri, pa harruar se historia ka treguar se procesi i zgjerimit mund të përshpejtohet, por edhe të ngadalësohet”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026