Tensionet në Kashar, kush janë personat me të kaluar penale që futën në kaos KZAZ 30

15 Maj 2025 | 18:24

Pas sherrit me grushte në KZAZ-në nr. 30 në Yrshek, është identifikuar personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili dyshohet se ka goditur me grusht kryetarin e KZAZ-së gjatë numërimit të votave preferenciale.

Rei Nozlli nuk është i panjohur për autoritetet. Ai ka qenë më parë i arrestuar për armëmbajtje pa leje në Durrës, ku ka qëndruar në paraburgim.

Në tetor të vitit 2022, ai u arrestua së bashku me dy persona të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Mbikalimi”, pasi u kapën në automjet me dy armë zjarri të gatshme për qitje. Të arrestuarit ishin Rei Nozlli (24 vjeç), E. B. (22 vjeç) dhe E. M. (27 vjeç).

Ndërkohë, këtë të enjte në mesditë, Rei Nozlli dyshohet se goditi sekretarin e KZAZ-së gjatë një përplasjeje në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar.

Pas incidentit, ai u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Pjesë e incidentit edhe persona me të shkuar penale

Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe Orgest Drazhi, një tjetër individ me precedentë penalë.

Drazhi ishte proceduar në vitin 2021 për moskallëzim krimi, pasi ishte prezent në vrasjen e shokut të tij, Jurgen Duka, në një supermarket në Tiranë.

Ai u arrestua nga policia në atë kohë, pasi nuk njoftoi për konfliktin e ndodhur mes efektivit të policisë Arbër Sula dhe Dukës, ku ky i fundit mbeti i vrarë.

Orgest Drazhi

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për incidentin:

“Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, të dyshuar si i përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, sqarojmë se këto pretendime janë të pavërteta.

Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026