“S’mund të heshtim për Gazën”, Macron: Evropa të jetë bashkë për paqen në Ukrainë
Presidenti i Francës Emanuel Macron tha në fjalën e tij në seancën e parë plenare të Samitit të Liderëve të Evropës se ajo që Evropa bën për të sjellë paqen në Ukrainë duhet të shkojë paralel me qëndrimin për atë çfarë po ndodh në Gaza.
Macron u shpreh se është i nevojshëm një armëpushim në Gaza dhe Evropa nuk duhet të heshtë përballë krizën humanitare që po ndodh atje.
“Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, shpresoj se gjithçka do të përmbyllet e te kemi një traktat paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Duhet mbështetur Moldavia nga presioni rus. Duhet t’i japim fund situatës në Gaza, e rëndësishme që ne i mbështesim. Njerëzimi, Kina India, Paqësori Azia i kanë sytë nga ne sa i takon çështjes së Ukrainës”, tha Macron.
Presidenti francez bëri thirrje për unitet mes vendeve të Evropës edhe sa i takon ekonomisë ndërsa mbështeti sugjerimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një sekretariati që të përfshijë praninë e Këshillit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta