Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, reagon Sindikata e Punonjësve të Medias

16 Maj 2025 | 19:16

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës”,-shkruhet në reagimin e sindikatës në Facebook.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias:

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktet e dhunës dhe sulmet e papranueshme të ndodhura ditën e sotme ndaj gazetarëve, gjatë raportimit të protestës së organizuar nga opozita.

Sulme të tilla përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, të drejtës për informim të paanshëm, dhe vetë lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike. Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve. Çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë ata, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa ekuivok.

I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike të distancohen publikisht nga çdo akt dhune apo gjuhë nxitëse ndaj punonjësve të medias, si dhe të mbajnë një qasje etike dhe të përgjegjshme në komunikimin me gazetarët.

Diskursi politik nuk mund dhe nuk duhet të drejtohet ndaj mediave të lira. Liria e shtypit është një vlerë themelore që duhet mbrojtur dhe respektuar nga të gjitha palët, pa përjashtim.

Tiranë, më 16 maj 2025

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias”

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi u pengua nga deputetë dhe demokratët pjesëmarrës që të kryente punën e saj.

Gjatë raportimit live për “People” në Euronews Albania, gazetarja dhe operatori i Euronews, janë përballur me sjellje të pahijshme, ku u është kërkuar largimi, u është penguar kamera dhe janë ofenduar.

Pas kësaj sjellje të gjithë gazetarët në terren të Euronews Albania që ishin prezentë në këtë protestë, për të paraqitur para publikut shqetësimet e opozitës, në shenjë reagimi janë larguar duke mos e vijuar më raportimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026