Edhe seanca e 17-të pa rezultat, Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë kryetarin
Për të shtatën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë kryetarin e tij.
Seanca u bllokua nga refuzimi i partive opozitare për të propozuar emrat për formimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë.
Pas një debati të gjatë, Kryesuesi Avni Dehari i kërkoi përfaqësuesve të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe emrat për komisionin, por ato refuzuan.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kritikuan kërkesën e LVV-së për mbajtjen e seancave vetëm një herë në javë, duke theksuar se kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, që kërkon mbledhjen çdo 48 orë derisa të konstituohet Kuvendi.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që Albulena Haxhiu të emërohet për kryetare të Kuvendit, por deri tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Pas një tentimi të dështuar më 1 maj, propozohet një votim i fshehtë, i cili është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Kryesuesi Dehari ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë më 19 maj në orën 10:30. Pas disa tentativave të dështuara për të zgjedhur kryetarin, asnjëra nga partitë nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të tejkaluar ngërçin politik që ka krijuar një vakum institucional në vend.
Në një takim të liderëve të partive me presidenten Vjosa Osmani, nuk u arrit asnjë marrëveshje konkrete për të zgjidhur bllokadën, duke theksuar mungesën e një vullneti për kompromis dhe një çorientim të thellë politik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)