Numërimi për Tiranën, Xhaçka kalon Gjylametin për 2 vota
Numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës ka përfunduar teksa janë numëruar 1282 qendrat e votimit, nëse i referohesh faqes zyrtare të KQZ.
Nga shifrat e publikuara po nga KQZ, ish-ministrja Olta Xhaçka ka siguruar mandatin parlamentar duke lënë pas me vetëm dy vota kolegen e saj, Blerina Gjylameti. Xhaçka ka marrë gjithsej 5806 vota, ndërsa Gjylameti 5804.

Por vetë KQZ ka sqaruar për mediat se numërimi për Tiranën ende nuk është mbyllur zyrtarisht, ndaj nuk mund të thuhet përfundimisht se kujt i takon mandati.
Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e Partisë Socialiste në Tiranë është Blendi Gonxhja me 22,398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21,364 dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 19,113 vota. Më tej renditen Fatmir Xhafaj me 12,677 vota, Ornaldo Rakipi me 9,683 dhe Anila Denaj me 8,783 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)